Bota
Brexit shtyhet deri më 31 tetor
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë pajtuar dakord për shtyrjen e datës së Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga BE-ja, deri më 31 tetor.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pas samitit të Brukselit ka bërë të ditur se May ka rënë dakord me kushtet e BE-së për shtyrje.
Tusk e përshkroi marrëveshjen si “shtyrje fleksibile”, duke thënë se ajo nënkupton “gjashtë muaj shtesë për Mbretërinë e Bashkuar, për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme”.
Konkluzionet e Samitit të BE-së thonë se Britania “duhet të përmbahet nga çdo masë që i rrezikon projektet kyçe të BE-së”, përcjell albinfo.ch.
Ky kusht thuhet se synon të parandalojë Britaninë nga ushtrimi i fuqisë së vetos mbi iniciativat në Bruksel, gjatë periudhës shtesë për Brexit-in.
Udhëheqësit e BE-së planifikojnë të takohen sërish në qershor për të vlerësuar situatën.
Britania mund të largohet nga BE-ja para 31 tetorit, nëse May arrin të bindë shumicën në Parlamentin britanik që të mbështesë marrëveshjen për Brexit që ajo ka negociuar me BE-në, vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












