Lajme
Brenda vitit, në Kosovë u kurorëzuan 16 mijë çifte, ndërsa në diasporë 1300
Sipas grupmoshave, dominojnë femrat e moshës 20 deri 24 vjeç me 32.6 për qind, ndërsa tek meshkujt dominon mosha 25 deri 29 vjeçare me 30.4 për qind
Gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë kurorëzuar 16 051 çifte-bashkëshortore, ndërsa në diasporë janë kurorëzuar 1 359 sish. Këto të dhëna janë publikuar të premten nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin vjetor lidhur me “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë”. Sipas grupmoshave, dominojnë femrat e moshës 20 deri 24 vjeç me 32.6 për qind, ndërsa tek meshkujt dominon mosha 25 deri 29 vjeçare me 30.4 për qind.
Sipas këtij raporti përkatësisë etnike të femrave dhe meshkujve të kurorëzuara i prijnë shqiptarët me 95 për qind.
Vendin e parë për kurorëzime e zë Prizreni me 1 486 kurorëzime, pastaj vjen Prishtina me 1 372 kurorëzime, kurse, në të tretin është Ferizaj me 995 kurorëzime. Mosha mesatare e të martuarve ishte 29.8 vjeçare. Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31.6 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 28.1 vjeçare.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10 037, ose 62.5 për qind dhe e meshkujve 11 476, ose 71.5 për qind.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












