Kosova
Brenda tre muajve, rreth 2 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia
U bë e ditur se shumë kosovarë kërkuan të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ani pse disa nga kërkesat u pranuan dhe disa jo.
Vetëm brenda periudhës tremujore, korrik-shtator, 1 mijë e 726 vendime u nxorën në Divizionin e Shtetësisë për lirim nga shtetësia në Kosovë.
Nga këto vendime të marra, 1 mijë e 705 ishin pozitive, kurse 21 të tjera negative, edhe pse në numër të përgjithshëm ishin bërë 1 mijë 906 kërkesa.
Shteti gjerman është vendi me numrin më të madh nga ku qytetarët kërkuan të lirohen nga shtetësia kosovare.
1 mijë e 686 kërkesa u bën nga Gjermania për t’u liruar nga shtetësia e Kosovës, duke vazhduar me 162 nga Austria, 17 nga Sllovenia, 12 nga Kroacia, shtatë nga Norvegjia dhe 22 nga vende të tjera, raporton Indeksonline.
Po ashtu, gjatë të njëjtës periudhe kohore në Divizionin e Shtetësisë janë marrë edhe 150 vendime për fitim të shtetësisë së Kosovës.
68 prej këtyre vendimeve ishin pozitive, 82 negative teksa numri i përgjithshëm i kërkesave ishte 133.
Katër kombësitë nga të cilat u kërkua më së shumti për të përfituar shtetësinë e Kosovës janë këto: Shqiptare 133, turke 42, serbe pesë, boshnjak katër dhe të tjera 74. Gjithsej vendime pozitive u morën për tetë shqiptarë, një serb dhe 59 të tjerë, përcjell albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










