Lajme

Breivik do të vazhdojë të qëndrojë në burg

Neonazisti Spander Breivik, autori i masakrës së Utojës në Norvegji do të vijojë të qëndrojë në burg

Në këtë mënyrë drejtësia norvegjeze hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për lirimin e vrasësit të 77 personave më 2011, i cili u dënua një vit më vonë me 21 vjet burgim.

Më 22 korrik 2011 Breivik shpërtheu një autobombë para selisë së qeverisë në Oslo, duke vrarë 8 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë. Më pas, shkoi në ishullin e Utoja, ku vrau me armë zjarri 69 persona të tjerë, shumica të rinj të Partisë Laburiste, të cilët ishin mbledhur në kampingun veror, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.

Breivik u dënua me maksimumin e mundshëm, që është 21 vjet burgim, por me një klauzolë që rrallë përdoret në Norvegji, që lejon autoritetet që të mos e lirojnë nëse e konsiderojnë ende rrezik për shoqërinë.

Në vendimin e gjykatës shkruhet se autori nuk ka ndryshuar vizionin e tij për shoqërinë dhe ideologjia e tij mbetet e njëjtë. Sipas saj, Breivik nuk ka shprehur asnjë pendesë për krimin e rëndë që ka bërë.