Shqipëria
Bregdeti i Vlorës, thjesht magjik
Vlora me plazhe të bukura me rërë, gjire të izoluara, ujë kristalor, shkëmbinj dhe deti që ngjan me Karaibet - (FOTO)
Dihet se Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë dhe konsiderohet se është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.

Bregdeti i Vlorës jo vetëm se është destinacioni turistik i rëndësishëm për verën, por ky vend njihet edhe si nga plazhet e virgjëra spektakulare dhe me detin blu, ku bashkohet Adriatiku me Jonin, shkruan tutje albinfo.ch.

Vlen të theksohet se qyteti i Vlorës është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri si një nga perlat e Jugut.


Plazhe me rërë, gjire të izoluara, ujë kristalor, shkëmbinj dhe deti që ngjan me Karaibet, Vlora ofron edhe një paketë të plotë turistike nga turizmi historik.

Në Vlorë mund të zgjedhësh të shijosh kafenetë e bukura me pamje nga deti, të ecësh në rrugën e dikurshme të kafeneve, të zejtarëve, artizanëve, qëndistares Marigo, firmëtarëve të pavarësisë. Qendra historike e Vlorës është një diamant në zemër të qytetit që zbulon historinë, transmeton albinfo.ch.

Mund të vizitoni po ashtu Manastirin e Hyjëlindëses në Zvërnec, aty ku mrekullisht takohen cicërimat e zogjve dhe psherëtima e dallgëve, duke krijuar simfoninë unike atë të tingujve mes tokës dhe detit.

Një tjetër atraksion për turistët gjendet në majë të kodrës, e gdhendur nga ujërat e detit dhe me pamje nga qyteti. Është vendi fetar i Kuzum Baba. Kuzum Baba është një tarracë natyrore e gdhendur nga deti, e vendosur në një kodër mbi qytetin e Vlorës. Ajo e merr emrin e tij nga Sejjid Ali Sulltan, i njohur si At Kuzum (Kuzum Baba), një udhëheqës shpirtëror bektashian, i cili sipas traditës lokale, është varrosur këtu. Duke qenë pika më e lartë e qytetit, diku në 30 m mbi nivelit të detit, Kuzum Baba u ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar ajrin e pastër dhe për të admiruar peizazhe të bukura të qytetit.

Duhet theksuar se Vlora ka një klimë të ndërthurur malore dhe detare. Vera është e freskët me shumë diell, dhe dimri i ftohtë dhe i lagësht. /Albinfo.ch

Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










