Shqipëria
Bregdeti i Shëngjinit gati për t’i pritur mijëra të rinj për Festivalin UNUM
Në bregdetin e Shëngjinit do të zhvillohet një prej ngjarjeve më të pritura verore. Nga data 5 deri më 10 qershor, Festivali Muzikor UNUM do t’i mbledhë në bregdet adhuruesit e muzikës.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga përgatitjet intensive për këtë aktivitet, duke e cilësuar festivalin si një “pikëtakim të përvitshëm për mijëra turistë dhe artdashës nga e gjithë Europa”, raporton atsh, përcjell albinfo.ch.
“Pesë ditë e netë fantastike të festivalit muzikor që është pikëtakimi i përvitshëm për mijëra turistë e artdashës nga gjithë Europa me skenografi rërën, pishat dhe detin, por edhe një pasaportë prezantuese e aktiviteteve verore në bregdetin shqiptar”, u shpreh Rama.
Festivali UNUM, për të gjashtin vit radhazi, pritet të sjellë një atmosferë unike dhe të nxisë turizmin në zonën e Shëngjinit gjatë sezonit veror.
Mbi 90 artistë është parashikuar të performojnë gjatë këtyre pesë ditëve.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














