Shkurt.ch
“Breakdance shqip” në Zvicër
"Breakdance Contest" është një manifestim që është organizuar për herë të dytë këtë fundjavë në Buchs të St Gallenit të Zvicrës.
Barrën e këtij organizimi muzikor e kishte marrë Agron Bajrami, me prejardhje nga Kamenica e Kosovës.
26-vjeçari nga Kosova kishte mbledhur në këtë garë para skenës valltarë nga mbarë bota.
© albinfo.ch Agron Bajrami
Sipas Agronit, kjo tregon se të rinjtë shqiptarë në diasporë dinë të organizojnë edhe manifestime të tilla të karakterit ndërkombëtar, e jo vetëm të jenë pjesë e tyre ose vetëm spektatorë.
Agroni kishte arritur të siguronte edhe mysafirin special nga Londra, MC Trix, i cili ka moderuar këtë mbrëmje në Zvicër.
© albinfo.ch MC Trix
© albinfo.ch
Ky i ri nga Kamenica thotë ta ketë organizuar një shou të tillë që bashkëmoshatarët e tij të përjetojnë edhe gjëra të bukura në Zvicër.
“Këtë pjesë të Zvicrës shumë pak organizohen evenimente të tilla për të rinj dhe për këtë arsye po bëj një organizim të tillë për herë të dytë”, ka thënë Bajrami.
Grupi “Gost Rox” ka preformuar më së miri, duke qenë edhe fitues i “Breakdance Contest 2011”.
Me këtë garë të gjithë pjesëmarrësit kualifikohen në gara të tjera ndërkombëtare.
Pa vallëzim nuk ka muzikë, ka thënë Agron Bajrami.
Të rinjtë e tjerë janë impresionuar me vallëzimin e treguar nga pjesëmarrësit e tërë botës.
Aty performuan grupe valltarësh nga SHBA-ja, Venezuela, Austria, Gjermania, Franca, Holanda dhe Zvicra.
Pa muzikën e Dj-it të njohur nga Gjermania Dj Mesia nuk ishte i mundur ky vallëzim i njohur në botë si breakdance.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













