Kosova
BQK jep tri opsione se si mund të kryhen transferet e pagesave për qytetarët serbë në Kosovë
Banka Qendrore e Kosovës ia ka dërguar Bankës Popullore të Serbisë tri opsione se si mund të kryhen transferet e pagesave për qytetarët serbë në Kosovë, ndërsa është thënë se nuk kanë marrë ende përgjigje.
Media në Kosovë, duke u bazuar në burime brenda BQK-së, kanë raportuar se opsionet i janë dërguar edhe Bashkimit Evropian, transmeton albinfo.ch.
Si opsion i parë i propozuar nga BQK-ja është dhënë që BNS-ja t’i dërgojë si transfer mjetet në euro te BQK-ja direkt, e BQK-ja t’i shpërndajë nëpër llogari bankare të përfituesve në euro.
Opsioni i dytë është që BNS-ja t’i dërgojë si transfer mjetet në euro te një bankë ndërkombëtare, ku BQK-ja ka llogari, për shembull, “Deutsche Bundesbank”, e më pas BQK-ja i shpërndan nëpër llogari bankare të përfituesve në euro.
Dhe, opsioni i tretë kalon në nivel të bankave komerciale, sipas të cilit, njëra nga bankat komerciale që operon në Kosovë dhe Serbi zgjedhet si opsion. Sipas këtij opsioni, Serbia i dërgon si transfer ndërkombëtar mjetet në euro në një bankë komerciale të Kosovës dhe më pas banka e zgjedhur i shpërndan ato nëpër llogaritë e përfituesve në Kosovë në euro.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













