Kosova
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
Bëhet e ditur se rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024, përcjell albinfo.ch.
Kështu thuhet në statistikat e remitencave dhe institucioneve të tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 174.3 milionë euro.
Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jobankare, me pjesëmarrje prej 64.4 %, pasuar nga kanalet e tjera me 19.7 % dhe bankat me 15.9 %.
Sa u përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me janarin e 2024-ës.
Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.
Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve të tjerë financiarë në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove.
87.90 milionë euro, vlera preliminare e dërgesave nga mërgata për muajin shkurt 2024174.30 milionë euro, vlera preliminare e remitancave 64.40%, dërgesat përmes IFJB-ve 312.70 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve 2.80 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale 555.20 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar 60.60%, kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar 41.40 milionë euro, kreditë e reja nga ndërmjetësit e tjerë financiarë.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











