Lajme
BQE: Rritja e inflacionit, më e lartë se parashikimet
Inflacioni në zonën Euro nuk ka arritur ende pikun dhe rrezikon që të rritet më shumë se parashikimet, ka paralajmëruar presidentja e Bankës Qendrore Evropiane.
Komentet e Christine Lagarde kanë lënë të kuptohet për një rritje të mundshme të normave të interesit në të ardhmen, që shton spekulimet se banka nuk do të ndjekë një qasje të moderuar për të luftuar inflacionin.
Rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në 19 vendet që përdorin monedhën e përbashkët preku rekordin prej 10.6 për qind në bazë vjetore muajin e kaluar, edhe pse ekonomistët besojnë se ai do të përkulet në 10.4% në nëntor.
Rritja e çmimeve të energjisë si pasojë e luftës në Ukrainë ka qenë burimi kyç i rritjes së inflacionit, që depërtoi në gjithë ekonominë, duke prekur koston e thuajse çdo produkti.
Lagarde sfidoi parashikimet se piku i rritjes së çmimeve është arritur. “Nuk kemi elementë që të na bëjnë të besojmë se kemi arritur pikun e inflacionit dhe se së shpejti do të nisë rënia e tij”, tha Lagarde në Parlamentin Evropian.
Ndërkohë, ekonomistë të pyetur nga agjencia e lajmeve “Reuters” parashikojnë se inflacioni në Eurozonë do të arrijë në 8.5% këtë vit, 6% vitin e ardhshëm dhe 2.3 për qind në 2024-n, përpara se të arrijë objektivin e BQE prej 2% në 2025-n.
Nga ana tjetër, pasiguria nëse Banka do të rrisë normat e interesit me 0.5 ose 0.75 për qind në takimin e ardhshëm që mbahet në fund të vitit ka shkaktuar destabilizimin e tregjeve./Reuters
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











