Futboll
Botërori në Katar me 32 Kombëtare
Kupa e Botës e organizuar nga FIFA në Katar pas tre vitesh do të vazhdojë të jetë me 32 skuadra

FIFA përfundimisht ka vendosur që Kampionati Botëror në Katar të zhvillohet me 32 kombëtare dhe jo 48 siç pretendohej më parë.
FIFA ka dalë me një komunikatë ku ka zyrtarizuar këtë vendim, ndërkohë është konfirmuar se edhe turneu do të zhvillohet vetëm në shtetin e Katarit dhe askund tjetër në Lindjen e Mesme, siç mendohej.
“Pas një procesi të gjatë konsultimesh gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara, kemi arritur në konkluzionin se, në rrethanat aktuale një propozim i tillë nuk mund të realizohet tani”, thuhet në komunikatën nga FIFA, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino kishte ndërmend të rriste numrin e kombeve pjesëmarrëse me 50%. Megjithatë, shefi zviceran është detyruar të pranojë se, për shkak të kohës së kufizuar, zgjerimi i kompeticionit në një kohë kaq të shkurtër do të ishte shumë i vështirë për t’u arrirë.
“FIFA dhe Katari kanë eksploruar të gjitha mundësitë për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse nga 32 në 48 kombëtare sa i përket Kupës së Botës ‘Katar 2022’. Por, për shkak të fazës së avancuar përgatitore dhe nevojës për një vlerësim më të detajuar të impaktit potencial mbi vendin organizator, nevojitet më shumë kohë. Një vendim i tillë nuk mund të merret përpara afatit përfundimtar që është qershori”, shpjegohet më tej.
Gjithsesi, siç është vendosur më parë, numri i ekipeve do të rritet në 48 duke filluar nga viti 2026 që do të luhen në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
E-Diaspora
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro Dresden, Gjermani: Një bandë mashtruesish falsifikon portale online dhe kështu u zhduken paratë njerëzve që nuk...
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
Jeta në Austri
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët Pasaportat, patentat dhe biletat e klimës bëhen më të shtrenjta...
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh