Lajme

Bosnjë: Arrestohet presidenti për korrupsion

Presidenti i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zivko Budimir dhe dy zyrtarë tjerë të lartë janë arrestuar të premten në Sarajevë me dyshimet për korrupsion, raportojnë mediat lokale

Para arrestimit pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetime e Mbrojtje (SIPA) kishin bastisur zyrat e qeverisë, përfshirë edhe atë të presidentit, në njërën prej dy rajoneve autonome në këtë vend.

Zyra e prokurorit shtetëror ka njoftuar se bastisja e sotme ishte e fokusuar në presidentin e Federatës Autonome Myslimano – Kroate, Zhivko Budimir, në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Mediat lokale të Bosnjës të cilat kanë raportuar se policia kishte konfiskuar materiale nga zyra e zotit Budimir në Sarajevë, dhe i kishte bllokuar zyrat e tij në Mostar, në pjesën perëndimore të Bosnjës. Po ashtu Prokuroria e Shtetit ka përjashtuar mundësinë që të ketë presidenti imunitet.

Sipas Marrëveshjes së Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, në Bosnjë janë dy rajone autonome dhe një qeveri qendrore e dobët.

Me Marrëveshjen e Dejtonit përfundoi lufta në Bosnjë Hercegovinë.

Federata e Bosnjë – Hercegovinës është e dominuar nga myslimanët e Bosnjës, të njohur si boshnjakë, dhe kroatët.

Rajoni tjetër është Republika Serbe.

Të dy rajonet kanë një shkallë të lartë të autonomisë.