Kosova
Bosnja s’e ka miratuar ende vendimin për udhëtim pa viza me Kosovën
Në kuadër të Procesit të Berlinit, njëra nga marrëveshjet e arritura në nëntor të këtij viti përcaktonte se të gjithë qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mund të udhëtojnë pa regjim vizash. Vetëm letërnjoftimet do të mjaftonin, përcjell albinfo.ch.
Kosova dhe Bosnjë e ercegovina janë të vetmet dy shtete që s’gëzojnë udhëtim të lirë të ndërsjellë, andaj edhe marrëveshja i referohej atyre specifikisht. Bosnjë e Hercegovina mirëmban regjim më strikt se sa vetë Serbia kur është puna te udhëtimi i lirë i qytetarëve të Kosovës.
Kjo ngurtësi buronte (dhe vazhdon të burojë) për pasojë të qëndrimeve rreptësisht mosnjohëse ndaj Kosovës nga entiteti etno-territorial serb i BH-së, “Republika Srpska”. Krerët politikë të kësaj të fundit, madje kanë mohuar se do të lejojnë një marrëveshje të tillë të kalojë.
Gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës për t’i pyetur pse, ndonëse marrëveshja është nënshkruar, ky udhëtim i lirë i proklamuar nuk është realizuar.
“S’mund të jap opinione dhe komente për këtë, por për aq sa mund t’ju them është se marrëveshja është nënshkruar si pjesë e Procesit të Berlinit dhe ne do të vazhdojmë me procedurat në lidhje me miratimin e traktateve multilaterale, marrëveshjeve ndërkombëtare”.
Kështu na tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës.
Pyetur nga Reporteri.net rreth deklaratave që vijnë nga entiteti serb se kjo gjë “nuk do të realizohet”, zëdhënësi bën të qartë se një vendim i tillë “nuk u takon atyre”.
“Jo, kjo s’është ashtu. Marrëveshja duhet të kalojë në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës, e jo në nivelin entitar të Republika Srpska-s”.
Por, për t’u finalizuar ky zotim i ndërmarrë në kuadër të Procesit të Berlinit, nga Ministria e Jashtme thonë se ajo duhet të ratifikohet si marrëveshje ndërkombëtare në Asamblenë Parlamentare.
Një gjë tjetër që Ministria e Jashtme e BH-së nuk mund ta thotë me siguri është se sa kohë kjo do të marrë. Kjo, sipas tyre, do të varet në vijim nga sa vullnet politik do të ketë nga politikanët atje.
“Fatkeqësisht s’mund t’ju jap përgjigje për këtë. Kjo varet nga vullneti politik. Nëse ka vullnet politik, atëherë nuk besoj që kjo do të merrte më shumë se disa muaj kohë. Por, përsëri, kjo varet nga një numër faktorësh të ndryshëm”.
Pyetur se a janë optimistë që kjo marrëveshje “do të kalojë”, ata shprehen se “besojnë se do të ratifikohet”.
“Fatkeqësisht gjërat mbesin siç kanë qenë më parë nëse kjo marrëveshje nuk ratifikohet”, shpjegon zëdhënësi.
Por, vazhdon ai, “besoj se eventualisht do të kalojë në Asamblenë tonë kombëtare dhe legjislacionin kombëtar”.
Para disa javëve, Policia Kufitare e Bosnjë e Hercegovinës doli me një deklaratë, ku mohoi se shtetas të Kosovës mund të hyjnë në BH pa u pajisur fillimisht me vizë udhëtimi.
“Sipas vendimit për viza, i cili përcakton se qytetarët që kanë dokumente udhëtimi me shënimin “Republika e Kosovës”, janë të obliguar që fillimisht të pajisen me vizë për Bosnjë e Hercegovinë, e cila nuk është e shënuar në dokumentin e udhëtimit, por lëshohet në një të veçantë”.
“Forma dhe sipas procedurës së veçantë, duke marrë parasysh sa më sipër, ju njoftojmë se qytetarët nga territori i Kosovës nuk mund të përdorin letërnjoftime gjatë kalimit të kufirit shtetëror të Bosnje-Hercegovinës”, pati thënë Franka Vican Boshkoviq, zëdhënëse e Policisë Kufitare në Bosnjë e Hercegovinë.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila kishte qenë e para ta artikulonte rëndësinë e një marrëveshje të tillë, i gëzohej udhëtimit të ndërsjellë mes qytetarëve të dy shtetit.
“Kjo do të thotë që të rinj kosovarë dhe boshnjakë do të vizitojnë njëri-tjetrin pa viza, gjë që për ne evropianët është e zakonshme”, thoshte ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










