Lajme

Bosnja i largon xhihadistët e huaj

Të identifikuar si kërcënues për sigurinë kombëtare, xhihadistët e huaj që luftuan përkrah myslimanëve të Bosnjës gjatë luftës së 1992-95, janë në shënjestër për dëbim nga Bosnja dhe Hercegovina, njofton portali i bhinfo.fr.

Në tetorin e kaluar, autoritetet e Bosnjës kanë dëbuar tunizianin Karray Kamel Ben Ali, i njohur si Abu Hamza, dhe këtë javë, algjerianin Noureddine Gaci. Të dy burrat kanë marrë ndalesë për t’u kthyer në B e H për 5 vjet, ndërsa ata u dëbuan për në vendin e tyre të origjinës.

Të ardhur në Bosnjë gjatë luftës 1992-95, vullnetarë të huaj xhihadistë u grupuan kryesisht në njësinë e ashtuquajtur EL Muxhahidi. Kjo njësi u bë famëkeqe që nga terrori që mbolli në veçanti në Bosnjën qendrore kundër forcave kroate. Thuhet se disa qindra luftëtarë islamikë morën pjesë në luftën në B e H.