Lajme
Bosnja hap kufijtë për të huajt me një kusht
Nga ora 06:00 e ditës së sotme, të gjithë shtetasit e huaj që kanë një test negativ të koronavirusit (PCR) jo më herët se 48 orë, mund të hyjnë në Bosnjë e Hercegovinë, njoftoi policia kufitare e vendit të vogël ballkanik.
Sipas rregullave të reja, pa këtë test mund të hyjnë vetëm ata që vijnë nga Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia, si edhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre të mitur që janë shtetas të vendeve të tjera, nëse hyjnë në Bosnjë direkt nga vendet e origjinës, raporton ATSh, përcjell Albinfo.ch.
Po kështu, edhe ekuipazhet e aeroplanëve që kanë Bosnjën si destinacion përfundimtar.
Edhe transportuesit ndërkombëtarë mund të hyjnë pa provë nëse nuk qëndrojnë më shumë se 12 orë në Bosnjë, diplomatët e akredituar si edhe ushtarakët që u përkasin komandave të NATO-s dhe Eufor-it.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











