Lajme
Bosnja bllokon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut
Edhe pse SHBA dhe vendet e rajonit ish pro, vota kundër e Bosnjës e Hercegovinës ka pamundësuar anëtarësimin e Kosova në Kartën e Adriatikut A5
Autoritet e Bosnjës dhe Hercegovinës kanë votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Kartës së Adriatikut A5, që përbën një marrëveshje ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Ballkanit si një “paradhomë” për anëtarësimin në Aleancën e Veriatlantikut të NATO-s.
Vota kundër e Bosnjës u shpreh sot në Samitin e Kartës së Adriatikut A5, që u mbajt në Tiranë.
Në këtë Kartë, Kosova dhe Serbia janë të pranishme si vëzhguese, por ambasadori serb ka braktisur takimin në momentin që është folur për Kosovën.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në cilësinë e nikoqirit, sqaroi se Kosova aplikuar për anëtarësim në Kartën e Adriatikut, me të drejta të plota, por pavarësisht se SHBA dhe vende të tjera e kanë mbështetur, vota kundër e Bosnje-Hercegovinës ka bërë që Kosova të vijojë të ketë rol vëzhgues.
“Pika e fundit kishte të bënte me kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut me të drejta të plota. Bosnja-Hercegovina ka votuar kundër çka bën që të mos mundësohet anëtarësimi. Kosova kishte plotësuar një aplikim formal. U mbështet nga të gjitha vendet dhe SHBA, por Bosnja u shpreh kundër. Argumentet e saj kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës”, ka deklaruar Bushati.
Për sa i përket largimit të përfaqësuesit serb nga takimi, Bushati theksoi se ky është qëndrim i palës serbe dhe nuk mund të marrë përsipër ta shpjegojë.
“Jam i mandatuar për të artikuluar interesat e Shqipërisë, jo të Serbisë. Secili vend e di se si i sheh marrëdhëniet në raport me NATO-n dhe vendet e tjera. Ne si vend do të donim gjithëpërfshirje. Sa më shpejt ta ndajnë mendjen të gjitha vendet e rajonit se kjo është rruga e duhur dhe e vetme, aq më mirë do të jetë, pasi është e lidhur me sigurinë”, citon BW, ministrin Bushati.
Vota kundër e Bosnjës, sipas Bushatit, nuk e pengon Kosovën të jetë e ulur në tryezën e A5. “Besoj se Kosova do të vijojë me reformat në fushën e sigurisë, në fushën e së drejtës. Edhe në rastin e Kosovës, është në interes të rajonit dhe aleatëve tanë, për të pasur një bashkëpunim të mirëstrukturuar”, u shpreh Bushati.
Në takimin e sotëm morën pjesë vendet anëtare të Kartës SHBA-Adriatike, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, si dhe dy vendet vëzhguese të saj, Kosova dhe Serbia.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










