Lajme
“Bosch” do të shkurtojë mijëra vende pune

Tek Bosch vitin e ardhshëm do të jenë “të nevojshme masa përshtatjeje”, prej nga preken deri në 5.550 vende pune, vuri në dukje një zëdhënëse e koncernit. Më shumë se dy të tretat e vendeve do të shkurtohen në Gjermani, gjithsej 3.800.
Realizimi i masave pas fundit të vitit 2027
Anulimet e kontratave nuk do të realizohen deri në fund të vitit 2027, por shifrat e përmendura kanë të bëjnë me planifikime për të ardhmen. Shifrat e sakta janë pjesë e bisedimeve që do të fillojnë ndërkohë me përfaqësuesit e punëmarrësve. Shkurtimet e vendeve të punës do të realizohen duke marrë parasysh maksimalisht normat sociale. Ende është në fuqi marrëveshja e arritur në mes të vitit 2023, sipas së cilës në degën e furnizimit në Gjermani anulimi i kontratave përjashtohet deri në fund të vitit 2027, madje në disa raste edhe deri në fund të vitit 2029. Në këtë degë të kocernit në Gjermani janë të punësuar 72.000 punonjës nga 134.000 punonjës që ka Bosch gjithsej.
Planet e shkurtimeve argumentohen me krizën që po kalon industria e prodhimit të automobilëve. Prodhimi global i automjetevesivjet do të ketë stanjacion në rreth 93 milion njësi të prodhimit, sipas koncernit. Po ashtu presioni i çmimeve është ashpërsuar. Për momentin nuk ka shenja përmirësimi. “Komunikimi i sipërmarrjes për shkurtime në një masë të tillë është si një shuplakë për punonjësit”, kritikon Frank Sell, kryetar i këshillit të përgjithshëm të koncernit.
Rezistenca kundër këtyre planeve do të organizohet tani “në të gjitha nivelet” tha ai. Qysh në pranverë mijëra punonjës të Bosch protestuan kundër shkurtimeve. Shefi i Boschit, Stefan Hartung i mbron këto plane shkurtimesh duke argumentuar, se: “Ndodhemi nën një presion të jashtëzakonshëm kostoshekonomike dhe duhet që t’i rishqyrtojmë strukturat për të çliruar kapacitetet tona”, i tha menaxheri revistës “Automobilwoche”.
Sektori i sistemeve inteligjente ka nevojë pë personel të kualifikuar
Më së shumti është e prekur dega e biznesit Cross-Domain Computing Solutions, sipas koncernit Bosch. Kërkesa për sistemet inteligjente të automjeteve dhe zgjidhjet për udhëtime të automatizuara nuk po zhvillohet ashtu sikurse qe parashikuar. Në këtë sektor të biznesit situata ekonomike është edhe më e tensionuar se përpara disa muajsh. Po ashtu në këtë fushë na duhet shumë më tepër personel. Në këtë sektor në mbarë botën do të shkurtohen 3.500 vende, ndër to gjysma në Gjermani, thuhet në komunikatën për shtyp.
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht