Lajme

Borxhi publik i Kosovës shkon në 942 milionë euro

Derisa në vitin e kaluar borxhe të përgjithshme shteti jonë kishte 852 milionë euro, ato në këtë vit janë rritur për 15.2 për qind. Por, krahasuar me vendete  rajonit, sipas ekspertëve të ekonomisë, Kosova qëndron më mirë  

Sipas të dhënave të Ministrisë kosovare të Financave, Kosova deri në tre mujorin e parë të vitit 2017 ka një borxh të përgjithshëm 942.70 milionë euro. Ky borxh, për pesë vitet e fundit, është rritur për 500 milionë euro, kurse vetëm në vitin e fundit është rritur për 12 për qind e po vazhdon të rritet në vijimësi.

Derisa në vitin e kaluar borxhe të përgjithshme shteti jonë kishte 852 milionë euro, ato në këtë vit janë rritur për 15.2 për qind.

Në një përgjigje për Gazetën Observer, Ministria e Financave ka sqaruar se kush janë kreditorët e mëdhenj. “Kreditoret kryesorë të jashtëm janë: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa përqindje më të vogël të borxhit ka ndaj shtetit të Gjermanisë (KfW) dhe Austrisë (UniCredit Bank)” thuhet në përgjigjen MF-së.

Por, në  krahasim me vendet e rajonit rritja e tillë nuk paraqet ndonjë problem. Kështu thotë eksperti i ekonomisë, Naim Gashi.

“Futja në borxhe publike pa plan konkret zhvillimor paraqet rrezik për çdo ekonomi të tregut, por kjo nuk vlen për rastin e Kosovës. Vendi ynë ka borxhin më të ulët publik në rajon dhe gjatë këtij viti pritet të arrijë në 18% të GDP-së, që është jashtëzakonisht më e ulët se vendet e rajonit”, vlerëson Gashi.

Njohësi i çështjeve ekonomike thotë se Kosova duhet të vazhdoj të marr borxhe për të ngritur zhvillimin ekonomik, veçse këtë duhet ta bëjë përmes një strategjie në mënyrë që të  investoj në vendet ku pritet përfitim në të ardhmen.

“Borxhi i jashtëm duhet të merret për projekte afatgjate zhvillimore sikur që janë fusha e energjisë dhe minierave, mandej projektet e ujësjellësve, trajtimi i ujërave të zaza, investimet në bujqësi, turizëm dhe teknologji të informacionit etj”, thotë Gashi, sipas të cilit, krahasuar me vendet e rajonin, Kosova gjendet në pozitën më të mirë.