Lajme

Borrell: BE duhet të angazhohet për të zgjidhur dallimet Kosovë-Serbi

Sipas Shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, mungesa e dialogut Kosovë-Serbi është njëra nga çështjet kruciale për arritjen e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor.

“Për të pasur një perspektivë të qartë, BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Borrell.

Ai tha gjithashtu se përfaqësuesi i ri special i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, mori detyrën një javë më parë dhe është në kontakt me autoritetet e të dy palëve.

“Ai është ende duke krijuar një ekip dhe le t’i japim kohë të shohë se si ai mund t’i ndihmojë të dy palët të vazhdojnë bisedimet”, tha Borrell.

Ai shtoi se Lajçak është një diplomat me përvojë, i cili do të angazhohet vazhdimisht në rajon me të gjitha palët, përfshirë OKB-në dhe SHBA-në, përcjell Albinfo.ch.