Kosova
Borrelli kërkon takim urgjent mes Kurtit dhe Vuçiqit
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar, përcjell albinfo.ch.
Përmes një njoftimi në Twitter, Borrell ka thënë se është nevojë urgjente për shtensionim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës.
“I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për shtensionim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, ka shkruar Borrell.
Përgjigje pozitive për ftesën e Borrellit kanë shprehur të dy liderët, si Kurti, ashtu edhe Vuçiqi.
Kurti ka shprehur gatishmërinë për takim për të paraqitur të gjitha të dhënat që kanë për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga forcat serbe.
Ndërsa Vuçiqi ka theksuar se do të shkojë në Bruksel por se “s’do të takohet me Kurtin derisa të mos lirohen të gjithë serbët e arrestuar, të mos largohen kryetarët nga katër komunat në veri dhe të mos largohen forcat policore nga komunat në veri”.
Kurti ka udhëtuar të mërkurën në Itali, ndërsa të enjten do të jetë në Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun. Ai pas Vatikanit pritet të udhëtojë drejt Brukselit, për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Borrellit, kanë thënë burime për kohën.
Si data të mundshme për takimin në Bruksel ishin përmendur 22 qershori dhe 23 qershori.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












