Kosova
Borrell takon të hënën Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Kryediplomati evropian, Josep Borrell do të udhëheqë takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian të hënën në Bruksel.
Pjesë e takimit do të jenë edhe kryediplomatët e vendeve të Ballkanit.
Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin, shkruan RTK.
Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon dhe dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike. E pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











