Kosova
Borrell: Takimet me Kurtin e Vuçiqin, të pasuksesshme
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur rreth Konferencës së Sigurisë të mbajtur në Munih nga 16 shkurti, ku ka përmendur edhe takimet e ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Borrelli ka thënë se me Kurtin dhe Vuçiqin në takime të ndara ka diskutuar për depërshkallëzimin e tensioneve, por që bisedimet rezultuan “pa sukses, fatkeqësisht”, njofton Shërbimi Diplomatik i Bashkimit Evropian.
“Gjatë qëndrimit tim në Munih kemi diskutuar për çështjet më të ngutshme globale me Antonio Guterres, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Gustavo Petro, Presidentin e Kolumbisë, Wang Yi, ministrin e Jashtëm të Kinës, Subrahmanyam Shankar, ministër i Jashtëm i Indisë, Hakan Fidam, ministër i Jashtëm i Turqisë dhe Chris Van Hollen, senator amerikan. Me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovësm Kurti, kam diskutuar në takime të ndara se si t’i depërshkallëzojmë tensionet mes dy vendeve, pa sukses, fatkeqësisht”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Evropa është në rrezik nga luftërat në pragun e saj dhe nga “era e barutit” në mbarë botën, realitet ky për të cilin, sipas tij, këtë vit ishin të vetëdijshëm të gjithë në konferencë.
“Me dy luftëra në pragun e saj dhe me shumë fuçi të tjera baruti në gjithë botën, të gjithë ishin të vetëdijshëm se Evropa është në rrezik, siç e thashë dy vjet më parë”, është shprehur Borrelli./Koha.net
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri








