Kosova
Borrell: Koha që Kosova dhe Serbia të tregojnë guxim dhe përgjegjësi
Lidhur me marrëveshjen e mundshme, Kosovë-Serbi, shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka shkruar pak ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, më 18 mars, në Ohër, përcjell albinfo.ch.
Borrell ka thënë se është koha që palët të marrin përgjegjësi për të arritur sukses në dialog.
“Është koha për liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor të tregojnë kurajo dhe të demonstrojnë përgjegjësitë për të pasur sukses dhe pranimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.
“Këtë të shtunë do të thërras një takim të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë. Kjo kohë është ndryshe nga takimet e mëparshme. Jo vetëm sepse do të takoj Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në rajon, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në vend që të takohem në sallat e njohura të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel. Por edhe sepse diskutimin tonë do ta fokusojmë në Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes së fundit të BE-së që do të rezultojë në normalizimin e gjerë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja së bashku, në thelb, do të rezultojnë në normalizimin e jetës së njerëzve në rajon dhe do të hapin rrugën përkatëse të Kosovës dhe Serbisë drejt anëtarësimit në BE”, ka thënëndër tjerash Borrell.
“Ballkani Perëndimor është i ndryshëm nga çdo rajon tjetër në fqinjësinë e afërt të BE-së. Këtë e kuptova edhe para se të bëhesha Përfaqësues i Lartë/Zëvendëspresident i BE-së në dhjetor 2019”, ka deklaruar ndër tjerash Borrell.
Më 18 mars në Ohër do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti Serb, Aleksandër Vuçiq, parashihet që të nënshkruhet një marrëveshje bazë, poqë Serbia nuk e ka pranuar atë marrëveshje, ndërkaq kryeministri Kurti ka thënë se “ishte i gatshëm ta nënshkruante edhe në datën 27 shkurt, në Bruksel”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













