Shqipëria
Bora zbardh Shqipërinë
I ftohti evropian ka prekur edhe Shqipërinë, madje dëbora ka mbuluar edhe qytetet bregdetare, por edhe kryeqytetin, Tiranën, ku bie borë një herë në 30 vjet.
Edhe në Lushnje këtë mëngjes nisën reshjet e dëborës. Dëborë ra në mëngjes sërish edhe në Durrës dhe Elbasan, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa më në verilindje, situata mbetet e vështirë në zonat e Dibrës, ku shkollat janë ndërprerë deri në një urdhër të dytë.
Reshjet vazhdojnë me intensitet të lartë edhe në Bulqizë. Trashësia e dëborës në qytet është 50 cm, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 70 cm deri në 1 metër.
Reshjet e dëborës, të rëna gjatë 24 orëve të fundit në rrethin e Skraparit, kanë krijuar problematika në këtë qark. Ato kanë sjellë probleme në akset që të çojnë në fshatrat malore drejt Tomorit si dhe kanë bërë që të mbyllet procesi mësimor në 10 shkolla malore.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










