Shqipëria
Bora shkakton probleme në disa pjesë të Shqipërisë
Reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës kanë paraqitur probleme vetëm në zonat malore duke krijuar një situatë problematike
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se situata e rrugëve në zonat e Shqipërisë pas reshjeve të borës nuk është e mirë.
Në rajonin e Shkodrës edhe pse ka pasur reshje dëborë gjatë natës, të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë, njëjtë sikurse në zonën e Korçës.
Reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës kanë paraqitur probleme vetëm në zonat malore duke krijuar një situatë problematike. 10 kilometra rrugë që lidhin Vermoshin me Shkodrën nga segmenti i Qaf-Predelec deri në qender të fshatit është e bllokuar nga dëbora.
Ministri njofton se në rajonin qendror të Tiranës në segmenti nga Vilat Qeveritare-Maja e Dajtit është e bllokuar ndërsa rruga Qafë Mollë – Bize kalohet me zinxhirë. Ndërkohë edhe në Dibër, reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në qarkullim. Si pasojë e reshjeve gjatë orëve të natës në Qarkun e Dibrës policia njoftoi se në disa akse rrugore rurale ka prezencë të borës dhe akullit.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











