Lajme
Borë e portokalltë në Evropë, shkaku i pluhurit nga Shkretëtira e Saharasë
Shumë vende evropiane janë mbuluar nga një pamje bore portokalli, transmeton albinfo.ch.
Në Europë është parë të bjerë borë portokalli. Ekspertët shpjeguan se ky fenomen i pazakontë i motit u shkaktua nga pluhuri që mbërriti në Evropë nga Shkretëtira e Saharasë, për shkak të erërave të forta.
Thuhet që pluhuri i shkretëtirës jo vetëm që ngjyrosi borën në tokë, por edhe qiellin. Adhuruesit e skive në shumicën e vendpushimeve të skive në Europë shijuan këtë pamje interesante, duke bërë ski nën qiellin portokalli.
Këto ditë moti i ftohtë dhe me dëborë ka prekur shumë vende evropiane, përfshirë Spanjën, Andorrën, Francën dhe Alpet Zvicerane, vende në të cilat papritmas bora u bë e portokalltë.
Sipas shkencëtarëve, kjo situatë ndodh çdo vit, por rritja e dendësisë së pluhurit pas disa vitesh mund të bëjë që kjo situatë të përjetohet edhe më qartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa














