Lajme

Bönigen shpallet një nga fshatrat më të bukura të Zvicrës

Një tjetër perlë alpine: Bönigen shpallet fshat i bukur zviceran

Fshati Bönigen, pranë liqenit Brienz, është bërë pjesë e listës së “Fshatrave më të bukura zvicerane”, një titull që jepet nga një shoqatë që promovon vendbanimet tradicionale dhe të ruajtura mirë, përcjell albinfo.ch.

Ky është fshati i parë në rajonin Bernese Oberland që merr këtë nderim. Ai njihet për shtëpitë prej druri, peizazhin alpin, liqenin dhe mundësitë e shumta për aktivitete në natyrë.

Qendra e fshatit përmban shtëpi historike që datojnë nga shekujt XVI deri XIX. /Albinfo.ch