Lajme

Bombë, pranë selisë së Ali Ahmetit

Dy persona nga motoçikleta në lëvizje, kanë gjuajtur mjet shpërthyes para derës së selisë së BDI-së në Reçicë. Nuk raportohet për të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Reçicë të Tetovës, duke përshkallëzuar edhe më shumë situatën e sigurisë në Maqedoni. Sipas informatave, nga ky shpërthim nuk është lënduar asnjë qytetarë.

Nga shpërthimi i kësaj bombe, ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa forca të mëdha të Policisë së Maqedonisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Siç raportojnë mediet lokale, dyshimet e para tregojnë se bomba është e tipit “kashikara”.

Burme nga Tetova, kanë thonë bëhet fjalë për dy persona te cilët nga motoçikleta në lëvizje kanë gjuajtur mjet shpërthyes para derës së selisë së BDI-së, dhe gjatë ikjes gjegjësisht braktisjes së vendit të ngjarjes ata kanë lënduar lehtë një fëmijë i cili gjatë asaj kohe ka qenë në rrugë.

Në momentin e shpërthimit në ambientet e brendshme ka qenë vetëm një roje, dhe asnjë nga krerët apo shërbimet partiake. Nga shpërthimi i fuqishëm është dëmtuar muri rrethues i selisë partiake.

Ndryshe, ky është sulmi i parë ndaj selisë së BDI-së, prej përfundimit të luftës në vitin 2001. Ndërsa dy ditë më parë, UÇK nëpërmjet një komunikate kërkoi nga kjo parti, që të tërhiqet nga koalicioni me VMRO DPMNE, e cila, siç thonë ata, po bën shkelje flagrante tët ë drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.