Sporte Luftarake
Boksieri shqiptar Ramiz Brahimaj fiton me nokaut në Nju Jork, e quan fitore për gjithë shqiptarët
Në eventin UFC-309 zhvilluar në “Madison Square Garden” të Nju Jorku, është ngjitur në kafaz edhe një luftëtar me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Ramiz Brahimaj. Në duelet eliminatore, ai mundi me KO në raundin e parë amerikanin Mikej Gall. Një duel pa histori, komanduar nga sportisti lindur në Nju Jork (prindërit me origjinë shqiptare).1
Për Brahimaj, kjo ishte sfida e 16-të në karrierë, ku ka arritur 11 fitore e 5 humbje. Ai garon në peshën “welterweight” (pesha 71-77kg). Kjo fitore është vlerësuar si “performanca e mbrëmjes”. Kjo ishte sfida e parë e Brahimaj në Nju Jork, para publikut të tij, teksa të gjithë karrierën e ka zhvilluar në Teksas. Pas fitores, ai mbajti një qeleshe mbi kokë, të cilën më pas ia vendosi në kokë edhe intervistuesit të tij, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
“Një nga ndjesitë më të bukura në botë të dueloja e fitoja këtu para publiku tim. Kjo fitore është për të gjithë shqitarët që jetojnë në Bronx. Jam i lumtur për fitoren, falënderoj Zotin”, tha Brahimaj pas ndeshjes.
“Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të turbullta për mua, por e dija se çfarë jam i aftë të bëj në kafaz. Jam ndjerë i mërzitur me veten time, por sonte e dija se do t’ia dilja mbanë”, tha Brahimaj.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












