Sporte Luftarake
Boksieri kosovar lufton për titull të Zvicrës në peshën 91 kg
Më 14 dhjetor do të luftojë për titull në Zvicër në peshën 91 kg, kurse kundërshtar i tij do të jetë Benoit Huber
Boksieri kosovar që jeton dhe vepron në Zvicër, Seid Xhemaili, më 14 dhjetor do të luftojë për titull në Zvicër në peshën 91 kg, kurse kundërshtar i tij do të jetë Benoit Huber.
Menaxheri i tij, Muharrem Gjocaj, thotë se boksieri i tij po ndihet mirë dhe se pret suksesin e radhës. “Boksieri po përgatitet maksimalisht për këtë duel, ndërkohë që për vikend ai ishte edhe në Itali, ku zhvilluam disa seanca stërvitore. Sipas asaj që pashë, ai ndihet mirë si fizikisht, ashtu edhe psikikisht, kështu që shpresoj shumë se do të fitoj këtë titull”, deklaroi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Gjocaj.
Ndryshe, ky duel do të zhvillohet në qytetin e Fribourg “Expoe Centre”. Cekim se boksieri shqiptar deri më tani ka zhvilluar 8 ndeshje në boksin profesionist, prej tyre nuk ka asnjë humbje, kurse kundërshtari i tij ka zhvilluar 7 ndeshje, prej tyre ka vetëm 1 humbje.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











