Lajme
Bojkoti i produkteve amerikane po merr vrull përballë tarifave doganore të Trump
Thirrjet për bojkotimin e produkteve amerikane janë rritur ndjeshëm në mbarë botën si përgjigje ndaj tarifave të vendosura nga Presidenti Donald Trump. Konsumatorët nga Kanadaja në Francë, Suedi, e deri në Danimarkë, po miratojnë këtë strategji për të protestuar ndaj politikave tregtare të administratës amerikane.
Në Danimarkë, një grup në Facebook me mbi 90,000 anëtarë ka filluar të shpërndajë listën e markave amerikane që duhet shmangur, duke ofruar gjithashtu alternativa përkatëse. Po ashtu, në Suedi po shfaqen nisma të ngjashme, ndërsa në Kanada hashtag-u #BoycottUSA është bërë viral, me shumë qytetarë që angazhohen në bojkotin e produkteve amerikane. Një sondazh i publikuar nga gazeta e njohur franceze Libération ka zbuluar se një e treta e francezëve po planifikojnë të bojkotojnë produkte të caktuara si përgjigje ndaj politikave të Donald Trump, përcjell albinfo.ch.
Markat që janë në shënjestër të këtij bojkoti janë kryesisht kompanitë ushqimore shumëkombëshe amerikane, të cilat përfshijnë Coca-Cola, McDonald’s dhe Burger King. Këto marka, së bashku me kompanitë si Starbucks, Tesla, X (ish Twitter) dhe Airbnb, janë veçanërisht të bojkotuar. Kompanitë që mbështetën financiarisht fushatën e Trump, si Amazon dhe PayPal, po përballen gjithashtu me refuzim të rritur.
Ndërkohë që efektiviteti i këtij bojkoti është ende i vështirë për t’u matur, disa pasoja janë tashmë të dukshme. Sipas Courrier International, interesimi për Shtetet e Bashkuara si destinacion turistik ka rënë, me prenotimet që thuhet se kanë rënë nga 20% deri në 30% që nga inaugurimi i Donald Trump, shkruan RTS.
Megjithatë, disa kompani, si Apple, Netflix dhe Microsoft, duket se janë më të paprekura nga kjo lëvizje, pasi janë të pranishme dhe të integruara thellësisht në jetën e përditshme të konsumatorëve, duke bërë më të vështirë bojkotimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











