Kuriozitete
BMW prezanton veturën e parë elektrike
Tashmë gjiganti gjerman i makinave, BMW prezantoi për publikun SUV-in e parë të gjithë elektrik të serisë iX, i cili pritet të konkurrojë Teslan dhe të gjithë rivalët e tjerë elektrikë dhe që kushton 85 mijë paund, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se shefat e kompanisë tregojnë se kjo është makina më e avancuar BMW deri më sot që ka kapacitetin për t’u bërë një automjet autonom.
Kjo SUV u prezantua së bashku me një skuter elektrik që janë pjesë e programit të gjeneratës së re të BMW për makinat e reja që do të nxirren në treg nga viti 2021.
Po ashtu, zyrtarët nga BMW thonë se iX shënon një hap ndryshimi në drejtimin e ardhshëm të kompanisë drejt lëvizjes inteligjente dhe teknologjisë së vetëdrejtimit, duke sjellë së bashku zhvillimin më të fundit të gjigantit të makinave në dizajn, drejtimin e automatizuar, konektivitet dhe qëndrueshmëri. /Albinfo.ch




E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













