Shkurt.ch
BMW dhe Audi, me shitje rekorde
BMW ka shitur gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti 955 mijë automobila, ndërsa Audi 780 mijë sish, ose reth 6% më shumë se 1 vit më parë
Prodhuesit gjermanë të automobilave Audi dhe BMW, ndryshe nga prodhuesit tjerë, kanë realizuar shitje rekorde gjatë vitit që shkoi. Para së gjithash falë bizneseve të suksesshme në Amerikë he në Azi, dy gjigantët kanë shitur vetura në shifra çfarë nuk i kanë njohur më parë.
Kështu, BMW ka shitur gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti 955 mijë automobila, që shënon një rritje prej 6 për qind krahasuar me një vit më parë ndërsa Audi ka arritur për të njëjtën periudhë kohore në shifrën 780 mijë vetura të shitura ose 6.4% më shumë.
Por, ndryshe nga suksesi në tregjet amerikane dhe aziatike, tregu në Evropë i BMW-së ka shënuar një vendnumërim në krahasim me 6 mujorin e vitit të kaluar, kur ishin shitur gjithsej 437 mijë makina.
Ndërsa Audi ka ndjerë veçanërisht shumë krizën e rënies së interesimit të tregut evropian gjatë këtij gjashtëmujori. Në Francë janë shitur 8.6% dhe në Itali 9.8% më pak vetura Audi.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










