Shkurt.ch
Bllokohet teleferiku: 91 veta kthehen këmbë
Teleferiku i Schilthornit pësoi një defekt teknik të premten pasdite në seksionin e tij të tretë në mes Mürren dhe Birg dhe duhej të vihet jashtë shërbimit. Pasdite vonë 91 persona kanë mbetur në stacionin e mesëm të Birgit, në një lartësi prej 2677 metrave.
Për shkak të motit të keq, as dërgimi i helikopterëve nuk ka qenë i mundur për t’i evakuar të gjithë këta persona. Turistët dhe stafi janë detyruar të kthehen këmbë ose me makina gjer në Mürren, ka bërë të ditur kompania Schilthornbahn SA.
Problemi i teleferikut ka ndodhur rreth orës 15:30. Fillimisht është ndërprerë instalimi dhe pastaj rreth orës 17:00 kompania u ka bërë të ditur turistëve se nuk ishte e mundur të rikthehen me teleferik.
Pjesa midis Mürren-i dhe Birg-ut është seksioni më i gjatë i linjës teleferike me një lartësi prej mbi 1000 metra. Po ky rrjet ishte riparuar pas një problemi të kabllove më 29 dhjetor 2004. Atë vit rreth 53 veta janë kthyer me hilokopter.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












