Lajme
Bllokohet pikëkalimi në Morinë, 3 orë pritje për hyrje Shqipëri
Nga ora 04:00 deri në 07:00 kanë kaluar kufirin e Morinës mbi 20 mijë automjete me mbi 40 mijë qytetarë kosovarë për të kaluar pushimet në Shqipëri
Temperaturat e larta tropikale që kanë përfshirë Ballkanin, ka shtyrë mijëra kosovarë t’ia mësynë bregdetit shqiptar. Vetëm sot, nga ora 04 deri në 07:00 të mëngjesit, në pikëkalimin e Morinës kanë kaluar mbi 20 mijë automjete me mbi 40 mijë kosovarë. Kjo ka bërë që pritjet në kufij të shkojnë deri në 3 orë.
Fatmirësisht në doganë edhe pse pati fluks të lartë nuk kishte pritje të gjata, ndërsa policia kufitare ka rritur numrin e punonjësve, raporton shekulli.
Nisur nga fluksi i lartë dhe kolona e mjeteve përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, policia kufitare dhe ajo rrugore po punojnë për të përballuar fluksin, thuhet në njoftim. Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












