Shqipëria
Blinken: Shqipëria, aleate e NATO-s e partner i vjetër i SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shqipëria është partner i vjetër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe aleat i NATO-s, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Instagram, Blinken ka shkruar për vizitën e tij në Shqipëri, të realizuar më 15 shkuar, ku ka treguar për takimet që ka zhvilluar dhe temat që ka diskutuar.
“Javën e kaluar realizova udhëtimin tim të parë si sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s. Në Shqipëri, me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e saj drejt suksesit në Bashkimin Evropian, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Blinken në Instagram.
Në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, Blinken ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, si rrugë e vetme për të ecur përpara.
Ai e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë përsëritje të ngjarjeve të viteve ‘90. “Nuk mund të kemi një përsëritje të asaj që ka ngjarë, të asaj që e kemi parë në të ’90-at. Për këtë arsye jemi të angazhuar që t’i mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është shtegu i vetëm i duhur dhe jemi të angazhuar të bëjmë diçka që duhet që dy vendet të shkojnë në këtë shteg”, ka thënë Blinkeni në konferencën e përbashkët shtypi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
E-Diaspora
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar Këtë vit me risi në organizim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të...
-
Kush po i organizon shqiptarët e Zvicrës?, vjen numri më ri i magazinës albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj