Lajme
Blinken: SHBA mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës
Blinken deklarohet pas takimit me Osmanin e Kurtin, dialogun Kosovë-Serbi e vë në krye
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar për takimin që e pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Departamentin e Shtetit në Washington D.C, përcjell albinfo.ch.
Blinken përmes Twitterit tha se SHBA-ja mbështet integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës si dhe dialogun me Serbinë.
Met today with President Osmani and Prime Minister Kurti of Kosovo. The United States supports Kosovo’s Euro-Atlantic and international integration and the EU-facilitated Kosovo-Serbia Dialogue. We appreciate Kosovo’s hospitality to Afghans and its firm support for Ukraine. pic.twitter.com/cNIrY2EwwY
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) July 26, 2022
Bliken përmendi dhe falënderoi sërish Kosovën për mikpritjen dhe strehimin e afganëve.
“U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, shkroi Blinken.
Departamenti Amerikan i Shtetit po ashtu ka lëshuar një njoftim pas takimit në Washington, të Sekretarit Antony Blinken me krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Aty u potencua se në takim është folur për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, e i cili duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.
“Sekretari i Shtetit, Antony J. Blinken, ka takuar sot presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Uashington DC. Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe Sekretari falënderoi liderët për mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën dhe pritjen bujare të afganëve. Ata diskutuan rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qendër njohjen reciproke, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftimin e DASH-it.
Që të dy krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë quajtur të shkëlqyeshëm, të përzemërt e fort të dobishëm takimin që kanë pasur të martën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Departamentin e Shtetit.
Në një deklaratë për gazetarët pas takimit, Osmani ka thënë se në këtë takim u rikonfirmua edhe një herë që “Kosova s’ka mik më të madh, më të mirë e më të fuqishëm se SHBA-ja”.
Osmani u shpreh se në takim me Blinkenin u diskutua për të ardhmen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe mbështetjen e nevojshme nga SHBA-ja.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












