Lajme
Blenë dyfish më shumë arkivole, tani s’kanë ku t’i lënë
Zvicra prodhoi dy herë më shumë arkivole se zakonisht gjatë pandemisë koronavirus.
Firmat e varrimeve në Zvicër kanë një problem – megjithëse në skemën e gjërave, është mirë të kesh, shkruan The Local.
Në kulmin e pandemisë së koronavirusit, firmat e varrimit në Zvicër kërkuan që të grumbullonin arkivole, në mënyrë që të përgatiteshin për një goditje vdekjeprurëse, pasi virusi të përhapej, përcjell albinfo.ch.
Me shkallën e vdekjes më të ulët se sa pritej, ata tani janë mbërthyer nga një furnizim i tepërt, i cili mund të zgjasë me vite për të kaluar.
“Të kalosh përmes tyre është e pamundur”.
Gjatë muajit mars firmat e varrimit në gjithë vendin morën arkivole, pasi kishin parë që numri i infeksioneve dhe vdekjeve po rritej shumë në Italinë fqinje.
Ndërsa pandemia megjithatë pati një efekt shkatërrues në pjesën më të madhe të Zvicrës, trajtimi efektiv i krizës nga ana e Zvicrës bëri që infeksioni dhe niveli i vdekjeve të mos arrinin nivelin e Italisë.
Prodhuesi i arkivolëve, Beni Hochuli, tha për të përditshmen zvicerane “20 Minuten” se tani kjo është bërë një problem.
Drejtori i funeraleve, Kevin Huguenin, tha për “20 Minuten” se kompania e tij urdhëroi 400 arkivole në fillim të pandemisë, pavarësisht se zakonisht kishte vetëm 40 në magazinë. “Kjo është shumë e pazakontë”, tha Hugeinin.
Në fillimin e shpërthimit, Hugeinin tha për “20 Minuten” se shpresonte që nivelet e vdekjeve të mbeten të ulëta – por tha që ishte e rëndësishme të përgatitesh për më të keqen.
“Ne jemi të përgatitur mirë dhe mund të trajtojmë ndonjë shtim të madh të kërkesave”, tha ai.
Ndërsa shpërthimi i pandemisë, njerëzit panë panik të blinin letër higjienike dhe makarona, shumë pak menduan se arkivolet do t’i nënshtroheshin një nxitimi të ngjashëm.
“Në fillim të krizës, edhe unë ndjeva kërkesën e madhe”, tha Hochuli.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











