Sport
Blatter jep dorëheqje
Mediet zvicerane duke iu referuar atyre të huaja, shkruajnë se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së Blatterit lidhet me faktin se ai ka qenë nën hetime nga agjencia amerikane FBI. Gazeta New York Times ka konfirmuar se këto hetime janë duke ndodhur kundër numrit 2 të FIFA-s, Jeromy Walcke, për një veprim të dyshimtë me rreth 10 milionë dollarë. Ndërsa dyshohet se i hetuar për përfshirje në korrupsion është edhe vetë Blatter.
——–
Në një konferencë për medie të paralajmëruar shumë shkurt, në Cyrih, kryetari i posazgjedhur i FIFA-s, zvicerani Sepp Blatter ka deklaruar se jep doreheqje nga posti i tij.
Kjo dorëheqje ka ardhur shumë e papritur, megjithëse zgjehdjes së tij i kishin paraprirë një numër skandalesh ku ishin implikuar një numër funksionarësh të organizatës botërore të futbollit.
“Edhe pse dlegatët e FIFA-s më kanë dhënë mandatin, duket se nuk e kam mbështetjen nga e gjithë bota e futbollit”, ka thënë veç tjerash Blatter.
“Është koha që FIFA të shikojë përpara”, ka thënë Blatter. Dhe kjo do të ndodhë kur te zgjidhet një pasardhës i tij në kongresin e jashtëzakonshëm që ai do ta thërrasë, ka sqaruar Blatter, i cili është në këtë post qe nga viti 1998.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











