Lajme
Blatten: Situata po përmirësohet, por rreziku mbetet i lartë
Pas disa ditësh pasigurie dhe përpjekjesh të vazhdueshme për menaxhimin e pasojave të rrëshqitjes masive në Blatten, autoritetet zvicerane njoftojnë për një stabilizim të lehtë të situatës, por theksojnë se rreziku mbetet ende i lartë dhe kërkohet kujdes i shtuar, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimeve zyrtare, niveli i Liqenit Blatten, që ndodhet mbi depozitën e rrëshqitjes, ka nisur të bjerë lehtësisht. Po ashtu, diga e përkohshme e ndërtuar në Ferden është mbushur nga kompania Lonza dhe po e përmbush funksionin e saj në parandalimin e përhapjes së mbetjeve.
Megjithatë, presidenti i bashkisë, Matthias Belwald, paralajmëroi se është shumë herët për të hequr alarmin. “Mali mbi Blatten vazhdon të gërryhet ngadalë”, tha ai të shtunën. Edhe gjeologu kantonal i Valais, Raphaël Mayoraz, theksoi se ndonëse ka shenja pozitive, situata është ende serioze: “Niveli i rrezikut mund të jetë zbritur nga 10 në 9, por kjo nuk është e mjaftueshme. Do të ndiheshim më të sigurt kur rreziku të bjerë në 2 ose 3.”
Ndërkohë, autoritetet federale po vazhdojnë përkrahjen. Presidentja federale Karin Keller-Sutter vizitoi rajonin të premten, duke siguruar banorët se “nuk janë vetëm”. Ministri i Mbrojtjes, Martin Pfister, zhvilloi një vizitë të dytë në zonë të shtunën, transmeton albinfo.ch.
Shembja e akullnajës Birch, e ndodhur të mërkurën, shkaktoi shkatërrimin e plotë të fshatit Blatten, duke detyruar evakuimin e 365 personave. Një banor i zhdukur një fermer 64-vjeçar që ndodhej në stallën e tij ende nuk është gjetur, dhe kërkimet janë pezulluar për shkak të rrezikut të lartë për ekipet e shpëtimit.
Solidariteti Zviceran ka aktivizuar fondin e tij të ndihmës për katastrofa në Zvicër, duke bërë thirrje për donacione për të ndihmuar viktimat e kësaj fatkeqësie. Po ashtu, Caritas Zvicër dhe Kryqi i Kuq Zviceran kanë mobilizuar 400,000 franga, ndërsa Fondi i Sponsorizimit të Komuniteteve Malore ka premtuar një milion franga ndihmë.
Situata mbetet e brishtë, ndërsa autoritetet dhe komuniteti po punojnë pa ndërprerje për rikthimin e sigurisë në zonë dhe për të ndihmuar ata që janë prekur më rëndë nga kjo tragjedi natyrore, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











