Lajme
Biznesmeni nga Ticino përballet me komente ksenofobike nga autoritetet zvicerane
Sipas raporteve të fundit të mediave zvicerane, një biznesmen nga Ticino kontaktoi zyrën e mbledhjes së borxheve të Cyrihut, si me telefon, ashtu edhe me email, për atë që ai e konsideronte një procedurë të gabuar mbledhjeje kundër biznesit të tij.
Burri flet italisht dhe anglisht, por jo gjermanisht, dhe kërkesat e tij u ballafaquan jo vetëm me një qëndrim armiqësor, por edhe ksenofobik.
Duke e ngatërruar qartë atë për një italian, një punonjës i zyrës thuhet se i tha burrit se ai është “vetëm një mysafir në Zvicër” dhe se “duhet të kthehet në vendin e tij të ndyrë”.
“Ideja e një nëpunësi civil në Zvicër që i thotë një qytetari zviceran të kthehet në ‘vendin e tij të ndyrë’ mund të duket qesharake në fillim”, tha media. “Por, për njeriun që iu nënshtrua ofendimeve të tilla, reagimi është më shumë një shqetësim”.
Zyra në fjalë ka kërkuar falje për komentet ksenofobike që ka bërë me shkrim, por ka mohuar ato që thuhet se janë bërë përmes telefonit, për të cilat nuk ka asnjë provë./The Local
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













