Kosova
Biznesmeni i ekstraduar në Kosovë do të shantazhohet që të paguajë për lirimin e tij
Konkretisht njëri nga avokatët e afaristit druan se ndaj klientit të tij do të ushtrohet shantazhim, gjegjësisht ai do të mund të lirohet vetëm pasi t`u ketë paguar vendimmarrësve mito
B.R, kosovari pronar i njërës prej ndërmarrjeve më të mëdha të patundshmërive në Zvicrën Qendrore, më 23 mars të këtij viti është ekstraduar në Kosovë. Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch., ekstradimi është bërë me kërkesën e autoriteteve kosovare, të cilat e akuzonin atë si porositës të një vrasjeje të bërë në vitin 2014 në Prapaçan të Deçanit.
Para se të ekstradohej, B.R. ka qëndruar rreth dhjetë muaj në burgun për dëbim në Zvicër, ku ishte mbajtur me qëllimin për ta ekstraduar në Kosovë. Por është dashur kaq shumë kohë pasi që afaristi i përmendur ka shterruar të gjitha mundësitë juridike për t`i ikur ekstradimit, deri në Gjykatën Federale. Vetëm kur kjo e fundit i hodhi poshtë ankesën, Zvicra e çoi të akuzuarin B.R. me aeroplan në Kosovë, ku ia dorëzoi autoriteteve të Kosovës.
Por këtu, sipas personit i cili e ka përfaqësuar kosovarin në lëndët civile sa ka qenë në Zvicër, një avokat që ka zyrën në kantonin Aargau, B.R. është i rrezikuar që të zhvatet, shkruan luzernerzeitung.ch. Gjegjësisht Ai ka rrezik që në Kosovë të bëhet pre e shantazhimit nga siestemi i atjeshëm korruptiv.
Sipas tij, duke qenë se në Kosovë edhe pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve janë të vogla, ata janë të prirur që të korruptohen. Konkretisht ai druan se ndaj klientit të tij do të ushtrohet shantazhim, gjegjësisht ai do të mund të lirohet vetëm pasi t`u ketë paguar vendimmarrësve mito, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo nënkupton pagesën e shumave prej qindra mijë frangash.
Gjatë qëndrimit të dij në burgun për dëbim, afaristi kishte angazhuar avokatin Valentin Landmann, ndër më të njohurit në Zvicër. Në përpjekje për të penguar ekstradimin, ai kishte ushtruar ankesë deri në Gjykatën Federale. Kjo e fundit, duke hedhur poshtë ankesën, kishte shkruar se personi në fjalë fajësohet se në vitin 2012 së bashku me një bashkëpunëtor ka urdhëruar (porositur) vrasjen e një personi. Dy veta të ngarkuar për ta kryer vrasjen kanë marrë, sipas shkresës në fjalë, 100 mijë franga nga afaristi kosovarozviceran.
Por, sipas avokatit Landmann çështja duket e ngatërruar. Kjo për faktin se vrasja e porositur në vitin 2012 është realizuar vetëm dy vite më vonë, në qershor të vitit 2014 dhe jo nga dy personat e paguar për vrasje por nga një person tjetër, i cili në vitin 2016 është dënuar në Kosovë me 18 vite burg. Ky i fundit, pak pas fillimit të vuajtjes së dënimit u kishte treguar autoriteteve një rrëfim të ri, atë për dy vrasësit gjoja të paguar me 100 mijë franga nga afaristi B.R, transmeton albinfo.ch. Dhe, sipas qasjes së avokatit të parë, atij nga Aargau, kjo gjendje është ideale për të shantazhuar afaristin e ekstraduar, për të nxjerrë sa më shumë para në këmbim të lirimit të tij.
Sidoqoftë, B.R. ndodhet tashmë në burg në Kosovë, ndërsa dy avokatët viceranë nuk e dinë saktësisht në cilin burg. Prokuroria e atjeshme ka kohë deri në fund të majit të këtij viti për të ngritur aktakuzën. Sipas avokatit Landmann, klienti i tij aktualisht mbrohet nga një avokat kosovar.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









