Zhvillim
Biznesmenët turq të interesuar për Mitrovicën
Një grup afaristësh turq po qëndrojnë në Mitrovicë për të parë nga afër kushtet që ofron kjo komunë për investime. Prefekti Kastrati u ofroi lehtësira për investim
Qyteti i minatorëve (Mitrovica) duket se ua ka mbushur mendjen biznesmenëve turq, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në këtë rajon. Të shoqëruar edhe nga ambasadorja turke në Kosovë, Songul Ozan një grup afaristësh turq po qëndrojnë në Mitrovicë për të parë nga afër kushtet e investimeve.
Ky grup biznesmenësh turq të cilët po ashtu po shporohet nga deputetja e parlamentit turk, Gylay Dalyan, janë takuar me kryetarin, Avni Kastrati.
Pasi janë njoftuar me kushtet që ofrohen në Mitrovicë për investitorët e huaj, ata kanë shprehur vullnetin për të investuar në qytetin e minatorëve.
Kryetari Kastrati, tha se në Mitrovicë janë marrë të gjitha masat që të lehtësohen procedurat për investitorë. “Rrethanat politike kanë krijuar shumë probleme edhe në fushën ekonomike, mirëpo kohëve të fundit janë hapur shumë mundësi për investitorë”, deklaroi ai.
Prefekti Kastrati tha se investimet në infrastrukturë dhe në ligjet që kanë të bëjnë me investitorë kanë bërë që kushtet të jenë shumë të favorshme për të gjithë ata që duan të nisin një biznes në Mitrovicë. “Shembull i mirë është regjistrimi i një kompanie italiane para disa javësh në qytetin tonë”, deklaroi ai.
Në anën tjetër, ambasadorja Ozan, ka folur për rëndësinë që ka Marrëveshja e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë që do të ndikoj në normalizimin e jetës edhe në këtë pjesë të Kosovës.
“Turqia e ka mbështetur dhe do të vazhdoj mbështetjen për Kosovën edhe pas Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo.
Delegacioni turk gjatë qëndrimit në Mitrovicë i shoqëruar ka vizituar disa projekte që janë realizuar me mbështetje të institucioneve apo organizatave të ndryshme nga Turqia.
Prefekti Kastrati ka falënderuar ambasadoren, biznesmenët dhe shtetin turk për ndihmën e vazhdueshme që ka të bëj me krijimin e kushteve më të mira për jetë në Mitrovicë.
Mitrovica kaq qenë njëra ndër komunat më të fuqishme ekonomike në Kosovë por edhe në rajon, për faktin se ka qenë qendra e gjigantit metalurgjik “Trepça”. Nga galeritë e saj për disa dekada janë nxjerri miliarda dollarë plumb e zing, ndërsa kanë qenë të punësuar mijëra punëtorë.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











