Lajme
Biznesmenë zviceranë nën hetim të mundshëm për dhurata të shtrenjta ndaj Donald Trump
Dy deputetë të Partisë së Gjelbër në Zvicër, Raphaël Mahaim dhe Greta Gysin, kanë paraqitur një kallëzim penal ndaj gjashtë drejtuesve të kompanive zvicerane që u takuan me Donald Trump-in në fillim të nëntorit. Delegacioni i kishte dhuruar ish-presidentit amerikan një orë tavoline Rolex dhe një lingotë ari prej një kilogrami gjatë diskutimeve për tarifat doganore të vendosura nga SHBA ndaj Zvicrës.
Deputetët kërkojnë që drejtësia federale të vlerësojë nëse këto dhurata përbëjnë korrupsion aktiv ndaj një zyrtari të huaj, gjë që sipas Kodit Penal zviceran mund të dënohet deri në pesë vjet burg. Mahaim e cilëson ngjarjen si “skenë surreale” dhe paralajmëron se tolerimi i këtij veprimi dëmton shtetin e së drejtës dhe reputacionin ndërkombëtar të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Ekspertja e krimit ekonomik, avokatja Sandrine Giroud, vlerëson se kualifikimi penal është ende i pasigurt, pasi nuk është provuar një lidhje e drejtpërdrejtë mes dhuratave dhe një vendimi zyrtar. Ajo thekson se dhurata të tilla zakonisht përfundojnë në pronësi të shtetit amerikan, jo personalisht të presidentit, gjë që e vështirëson provën e “përfitimit të padrejtë”.
Tani, Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës duhet të vendosë nëse do të hapë një hetim, i cili potencialisht mund të shkojë deri në Gjykatën Penale Federale. Sipas Mahaim, një proces i tillë nuk rrezikon marrëveshjen tregtare midis dy vendeve, e cila është ende në negocim.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












