Kosova
Bizneset kosovare po pësojnë nga mosliberalizimi i vizave
Mos liberalizimi i vizave përveç që është pengesë për lëvizjen e lirë të kosovarëve, problem në punën e tyre po u shkakton edhe shumë bizneseve në vend.
Këtë e pohon edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, sipas të cilit, si pasojë e mos liberalizimit dhe procedurave burokratike për t’u pajisur me viza, shumë biznese po humbin partnerët e tyre biznesorë në shtetet e Evropës.
Ndonëse po bëhet një dekadë që kur heqja e vizave u është premtuar kosovarëve, qytetarët vazhdojnë të presin me muaj të tërë për t’u pajisur me viza. Përveç tyre, edhe shumë biznese në vend po ballafaqohen me problemin e izolimit. E njëra nga to është edhe kompania “EuroMetal”, nga Ferizaj, e cila merret me përpunimin e metaleve. Elbasan Musliu nga kjo kompani, thotë për Radio Kosovën se në mungesë të vizave, ata kanë refuzuar punën e cila po iu besohet nga partnerët evropianë, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
“Veç në vitin 2018 i kemi refuzuar tri projekte për Zvicër edhe Gjermani vetëm shkaku i mos liberalizimit të vizave, shkaku i pamundësisë së punëtorëve për të shkuar në shtetet evropiane për ta përfunduar projektin”, tha ai.
Se janë të shumta bizneset që po pësojnë nga mos liberalizimi i vizave dhe procedurat burokratike për t’u pajisur me ato, e thotë për Radio Kosovën edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërgjaliu.
“Çdo ditë në Odën Ekonomike të Kosovës vijnë biznese vendore, të cilët janë duke humbur partnerë në Evropë, të cilët janë duke limituar kapacitetet e tyre qoftë prodhuese apo edhe shërbyese, në mungesë të vizave. Përveç kësaj, në mungesë të vizave po bie edhe niveli i konkurrueshmërisë dhe produkteve kosovare”, u shpreh Gërxhaliu.
Por, deri atëherë kur për Kosovën të hiqen vizat, Gërxhaliu për ambasadat e shteteve evropiane ka këtë kërkesë: ‘Apelojmë tek ambasadat që të tregojnë shumë më shumë fleksibilitet në dhënien e vizave për biznese. Të kenë një qasje pak më ndryshe. Sepse në këtë mënyrë, vetëm po ngulfatet zhvillimi ekonomik. Kjo formë e ngufatjes së zhvillimit ekonomik vërtet është duke e dëmtuar Kosovën në shumë dimensione”, pohoi ai.
Këtyre ditëve, Komisioni Evropian pritet të nxjerrë rekomandim lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Nëse rekomandimi është pozitiv, njohës të proceseve të integrimeve evropiane pohojnë se në fund të këtij viti, ose në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm, mund të merret vendimi përfundimtar për liberalizim. Por, në rast se nuk ndodh kështu, atëherë vendi mund të mos marrë liberalizimin e vizave, as në vitin 2019, kur edhe organizohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














