Kosova
Bislimi: Më 17 shtator takimi i radhës në Bruksel, ftoj Lajçakun të mohojë dezinformimin e qëllimshëm të mediave serbe
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi, ka reaguar pas raportimeve nga mediumet serbe se pala kosovare e ka refuzuar takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Bislimi ka shkruar se Serbia u mundua të imponojë pika të rendit të ditës “të destinuara për konsum të brendshëm politik”, transmeton albinfo.ch.
“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosura për në 17 shtator, Kosova ka pranuar një takim trepalësh, sipas rendit të ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një takim të tillë duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës të destinuara kryesisht për konsum të brendshëm politik. Ftoj emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe më poshtë, të cilat thonë në mënyrë të rreme se Kosova refuzoi takimin trepalësh të kryenegociatorëve”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











