Kosova
Bislimi: Kosova duhej të vlerësohej më shumë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pas dorëzimit të raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, ka thënë se janë disa arritje që do të duhej të vlerësohen dhe të theksohen më shumë në këtë raport.
“Janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, përkatësisht në fushën e funksionimit të demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe administratës publike që do të duhej të vlerësohen e të theksohen më shumë në këtë raport, meqë janë të arritura me shumë rëndësi për një shoqëri demokratike. Edhe BE-ja duhet të dëshmojë se Kosovën e do dhe e sheh brenda Bashkimit Evropian. Mosnjohja e plotë nga 27 vendet anëtare të BE-së, vazhdojnë ta dobësojnë pozicionin e BE-së jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Bislimi ka thënë se Kosova është vlerësuar edhe në fushën e bashkëpunimit rajonal.
Bislimi ka theksuar se vendi gjendet më prapa në rrugëtimin e saj drejt BE-së.
“Sa i përket Kuvendit, duhet të kemi parasysh që ai dhe efikasiteti i tij matet me numrin e ligjeve të miratuara dhe ushtrimin e suksesshëm të funksioneve të tjera mbikëqyrëse dhe jo me atë se a është arritur kuorumi apo a ka arritur që të mbahet një numër i mbledhjeve. Reformat e brendshme në sundimin e ligjit, liberalizimi i vizave, përkushtimi në bashkëpunimin rajonal konfirmojnë se jemi duke bërë hapin e duhur në rrugën drejt të ardhmes evropiane. Largimi i masave nga BE-ja do ta kthente besimin dhe do të përshpejtonte edhe më shumë reformat. Kosova vazhdimisht ka dëshmuar se është aleate e BE-së, sepse beson në të ardhmen e vet evropiane”, ka deklaruar më tej Bislimi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











