Lajme
Bisedimet, “shans historik për arritjen e një kompromisi”
Gazeta e njohur gjermane “Die Zeit”, veç tjerash shtron si mundësi për zgjidhjen e konfliktit serbo-kosovar edhe modelin e Tirolit jugor në Itali
Rifillimittë bisedimeve në mes të palës kosovare dhe asaj serbe, sot, në Bruksel, i është bërë jehonë e konsiderueshme në mediet në gjuhën gjermane
“Serbia dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mirëpo, pa arritur pajtimin me shtetin shqiptar të Kosovës, shanset për një gjë të tillë janë të barabarta me zero. Komisioni i BE-së ka braktisur së fundi një raport për Serbinë dhe ka bërë ftesë të sërishme për bisedime”, thueht në një vështrim të publikuar nga DW në gjuhën gjermane.
Ndërsa gazeta e njohur gjermane “Die Zeit”, në një vështrim të analistit Danko Alimpic, veç tjerash shtron si mundësi për zgjidhjen e konfliktit serbo.kosovar edhe modelin e Tirolit jugor në Itali, që sipas tij do të mund të funksiononte për Kosovën e Veriut.
“Nuk duhet shkuar larg për të parë se ka modele funksionuese për zgjdihjen e problemeve të ngjashme. Fjala është për Tirolin jugor, të banuar nga gjermanofonët por që shtrihet brenda territorit italian. Tirolasit gëzojnë të drejta të zgjeruara autonome por mbeten shtetas italianë. Nga ana tjetër Austria mban vështrim vigjilent mbi respektimin e të drejtave të bashkëkombësve të saj në Itali”, thuhet në artikullin e “Die Zeit”.
Komisionari evropian i BE-së për zgjerim Stefan Füle shkëlqente në Bruksel nga besimi dhe hulumtonte thellë në kutinë e floskulave të njohura diplomatike. “Është koha për Serbinë dhe Kosovën që të çlirohen nga e kaluara”, pasi që përballë “ato kanë një ardhmëri të përbashkët evropiane” dhe, ajo që nuk bën të mungojë në fund: politikanët duhet “të shfrytëzojnë shansin historik”. Për çfarë bëhet fjalë? Në konfliktin e vazhdueshëm të dy vendeve ballkanike, duhet të bëhet, mundësisht, edhe përpjekja e fundit.
Përfaqësuesja e BE-së, Catherine Ashton ka thirrur shefin e qeverisë serbe Ivica Daçiç dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin për të zhvilluar të mërkurën një takim në Bruksel. Në këtë kontekst, komisioni i BE-së ka shtyrë votimin lidhur me raportin për gjasat e një afrimi me BE-në, raport që konsiderohet i rëndësishëm për samitin e BE-së që duhet të mbahet në qershor.
Bisedimet me ndërmjetësimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe shtetit të Kosovës, fillimisht, në prill ishin përmbyllur pa sukses. “Unë i kam lutur t që të vijnë me një disponim konstruktiv, me gatishmërinë për të provuar zgjidhje të ndryshme dhe për ta arritur një kompromis të dyanshëm”, ka deklaruar Ashton duke arsyetuar ftesën e bërë delegacioneve për vazhdimin e bisedimeve.
Nje afrim në mes të dy vendeve është kusht për fillimin e negociatave për inkuadrim ne mes të BE-së dhe Serbisë. Ndërsa Kosova, nga ana e saj shpreson që t`i afrohet më shumë marrëveshjes për asociim me BE-në”, thuhet veç tjerash në një artikull të publikuar në Deutsche Welle në gjuhën gjermane.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










