CH-Ballkani
Bisedimet për ndarjen e Kosovës ringjallin fantazmat e vjetra ballkanike
Prifti ortodoks Sava Jancic thotë se ndarja e Kosovës është Fuçi Baruti për rajonin, kurse artikulli jep dy foto të dy shqiptarëve: një bariu që kullot dhentë në pllajat e Preshevës dhe shtëpinë e Zaire Hajdari, në Suhodollk i Epërm, që ndodhet në veriun e Mitrovicës.
Në artikullin e sotëm të prestigjiozes amerikane “New York Times” shkruan për mundësinë e ndarjes së Kosovës në vija etnike, një iniciativë që ka marrë dritën jeshile të administratës amerikane, edhepse përgjatë viteve të kaluara SHBA është përpjekur të ndërtojë një “shtet multi-etnik”.
“Propozimi për shkëmbim territoresh ka ndjellë frikën e tensioneve etnike në rajon, ku në vitet 90-të u zhvendosën miliona persona dhe u vranë më shumë se 100 mijë persona,” përcjell albinfo.ch, shkrimin e prestigjiozes njujorkeze.
Prifti ortodoks Sava Jancic thotë se ndarja e Kosovës është Fuçi Baruti për rajonin, kurse artikulli jep dy foto të dy shqiptarëve: një bariu që kullot dhentë në pllajat e Preshevës dhe shtëpinë e Zaire Hajdari, në Suhodollk i Epërme, që ndodhet në veriun e Mitrovicës.
“Në veri të Kosovës, mbi lumin Ibër, rreth mijëra serbë të mbështetur nga Beogradi përbëjnë shumicën e banorëve. Megjithatë nga 70- deri 100 mijë serbë të tjerë jetojnë në pjesën jugore të Kosovës, ku janë edhe manastiret më të shenjta të tyre. Pjesa e veriut në themel është i ndarë nga pjesa tjetër e Kosovës – me sistem të vetë shkollor, shërbim civil dhe kompani tjera të telekomunikacionit.”
Serbët e jugut frikësohen gjithashtu nga ndarja, pasi kjo mund të çonte drejt zhvendosjes së tyre në veri të vendit. Prestigjiozja amerikane, e cila ka vizituar thuajse të gjitha vendet e përziera mes shqiptarëve dhe serbëve, jep një ngjarje interesante nga Graçanica, ku në “mëngjesin e hershëm, në paralagjen e Prishtinës gjerbin sëbashku kafen shqiptarët dhe serbët.”
Në fund artikulli shkruan se shqiptarët e kishin të vështirë të ktheheshin në veri të Kosovës gjatë 2006 – duke dhënë një foto të Kroi të Vitakut, ndërsa Aleksandër Vucic mundohet ta tregojë si histori suksesi ndarjen e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










