Jeta në Zvicër
Birra zvicerane me shqiponjën dykrenare “u shit si hallvë”
Me birrën "Doppelradler", birraria e Lucernit u shndërrua në një hit nëpër rrjetet sociale. Gjithçka ishte shitur për një kohë të shkurtër: Bile është mundur të shitet edhe trefishi i prodhimit vjetor
Ajo që fillimisht thjesht ishte një shaka, shumë shpejt u bë serioze: Në rrjedhën e aferës me shqiponjën dykrenare të futbollistëve shqiptarë, birraria e Lucernit e postoi një recetë për të ashtuquajturën “Doppelradler” – duke përfshirë këtu etiketën e projektuar personale, në të cilën vërehet shqiponja dykrenare, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Reagimet ishin aq pozitive, sa që birraria vendosi që këtë birrë speciale ta hedh në treg – dhe “Doppelradler” u shit shumë shpejt, si hallvë: “100 arka që i prodhuam, u rezervuan për një kohë shumë të shkurtër”, thotë udhëheqësi David Schurenberger për “Zentralplus”, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë shitjes në depo, shumica e personave që ishin të etur për birrën speciale është dashur të zhgënjehen, pasi ajo u shit menjëherë. Nuk mund të prodhohej më shumë: “Ishte një verë shumë e mirë dhe ne thjesht nuk kishim më shumë kapacitete në atë kohë”, tha Schurtenberger.
Drejtori menaxhues vlerëson se është mundur të shitet trefishi i prodhimit vjetor. Dhe kjo nuk është pak: “Vëllimi i prodhimit të këtij viti do të jetë rreth 2.500 hektolitra”, thotë ai. “Ne kemi pranuar edhe porosi nga tregtarët e pijeve në Prishtinë apo Tiranë”, transmeton albinfo.ch.
Në mesin e shumë reagimeve pozitive – birraria ka pranuar mbi 600 e-maila lidhur me këtë temë – por ka pasur edhe reagime negative. Bile përmes telefonit ka pasur edhe një kërcënim konkret: “Në një rast ka ardhur një kërcënim me dhunë. Kjo i bëri gjërat të pakëndshme”. Schurtenberger donte të mbronte punëtorët dhe klientët. Prandaj, bashkëthemeluesi i birrës kontaktoi policinë: Gjatë shitjes së parë në depo, një patrullë policore ka qëndruar afër, informon më tej Albinfo.ch.
Edhe pas kësaj, fabrika e birrës është duke pranuar kërkesa. Megjithatë, nuk do të ketë më “Doppelradler”: Birraria nuk e ka ndërmend të provokojë njerëzit dhe as të prodhojë birrë për një grup, parti apo shtresë të caktuar.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












